Imerlije Saliu: Opozita erdhi për spektakël dhe u largua nga seanca

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka kritikuar opozitën shqiptare për mënyrën e pjesëmarrjes në punimet e Kuvendit, duke e akuzuar se interesi i saj nuk është mbrojtja e qytetarëve, por krijimi i spektaklit politik.

Sipas Saliut, deputetët e opozitës morën pjesë vetëm në fillim të seancës, ku, sipas saj, bënë deklarata publike dhe më pas u larguan, duke mos qenë të pranishëm në komisione dhe as në vazhdimin e punimeve.

“Sot u pa shumë qartë qëllimi i zhurmuesve të opozitës.

Paradite erdhën në seancë, bënë pak spektakël, disa deklarata për ‘sy e faqe’ dhe sapo mbaroi shfaqja, u larguan. Nuk ishin as në komisione, e as në vazhdimin e seancës.

Kur ua themi se qëllimi i tyre nuk është mbrojtja e interesit të shqiptarëve, por vetëm PR politik dhe teatër për rrjetet sociale, hidhërohen”, ka shkruar deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button