Gashi uron 9 Majin: Perspektiva europiane për shtetin tonë mbetet një synim i qartë

9 Maji – Dita e Europës është simbol i paqes, unitetit dhe së ardhmes së përbashkët të popujve europianë, vlerëson kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, uroj këtë ditë të rëndësishme që na rikujton rëndësinë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe kultivimit të vlerave europiane. Perspektiva europiane për shtetin tonë mbetet një synim i qartë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët. Si bartës i legjitimitetit demokratik, Kuvendi do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në avancimin e proceseve reformuese dhe në përputhjen me standardet europiane. 9 Maji le të jetë nxitje për një përkushtim edhe më të madh ndaj së ardhmes sonë europiane!”, ka shkruar Gashi në urimin e tij në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button