Gashi takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për vazhdimin dhe dinamizimin e bashkëpunimit
Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka zhvilluar takim e ambasadorin e ri të Bullgarisë në Shkup, Zheljasko Radukov, me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Sot pata një takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë Zheljasko Radukov, të cilit i urova punë të suksesshme dhe të frytshme në vendin tonë.
Diskutuam për vazhdimin dhe dinamizimin e bashkëpunimit përmes komisioneve parlamentare dhe grupeve të bashkëpunimit parlamentar, si dhe për vizita të ndërsjella në nivel më të lartë.
Ne ramë dakord që duhet gjetur një formë e mirëkuptimit të ndërsjellë, dialogut të hapur, lidhjes së popujve dhe se e gjithë kjo mund të arrihet me vullnet pozitiv dhe qëllime të mira”, ka shkruar Gashi në Facebook.