Gashi takon ambasadorët jorezident në RMV, diksutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në zyrën e tij në një takim ambasadorët jorezident në Maqedoninë e Veriut.

“Sot pata një takim me një grup ambasadorë jorezidentë të vendit tonë, me seli në Sofje.
U theksova ambasadorëve jorezidentë të Marokut, Egjiptit, Kuvajtit, Mongolisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Indisë, Pakistanit dhe Kubës se Maqedonia e Veriut investon shumë në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, jo vetëm me vendet e rajonit dhe anëtarë të Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë”, ka shkruar Gashi.

Kryeparlamentari njofton se me ambasadorët në fjalë kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve përkatëse dhe RMV-së.

“Theksova se pres takime më të shpeshta në të ardhmen dhe rivizita në nivel dypalësh, si një mundësi për të dinamizuar bashkëpunimin mes këtyre vendeve me të cilat ndajmë shumë vlera të përbashkëta, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar në nivel dypalësh. ne ramë dakord që parlamentet janë vendet ku thellohet dialogu, në interes të qytetarëve”, ka thënë Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button