Gashi takohet me Ambasadoren e Greqisë, Sofija Filipidu

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Greqisë, Sofija Filipidu, me të cilën janë konfirmuar marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin fqinjësor dhe strategjik.
“Diskutuam për përpjekjet tona në lidhje me avancimin e procesit të integrimit në BE, si dhe nevojën për një mbështetje të qëndrueshme nga gjitha vendet e BE-së në këtë rrugëtim. Gjithashtu, adresuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të Grupeve Parlamentare për Bashkëpunim, me qëllim forcimin e lidhjeve tona dhe zgjerimin e formave të bashkëpunimit, për të promovuar interesat e përbashkëta”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button