Gashi: Kisha nderin të mirëpres në takim, Ambasadoren e Japonisë, Sh.S. Kawahara Setsuko

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka zhvilluar takim me ambasadoren Japonisë në Shkup, Kawahara Setsuko.
Njoftimi Gashit:
Kisha nderin të mirëpres në takim, Ambasadoren e Japonisë, Sh.S. Kawahara Setsuko, të cilën e përgëzova për emërimin e saj në këtë pozitë.
Konfirmuam marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, si dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit, duke theksuar se Japonia është një nga donatorët dhe partnerët e rëndësishëm strategjik në fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia dhe tekonologjia. Shpreha angazhimin tim për thellimin e partneritet dhe bashkëpunimin ndërparlamentar. I urova suksese në rolin e saj duke shpresuar se angazhimi i saj do të kontribuojë në ndërtimin e mëtejshëm të urave për bashkëpunim dhe në forcimin e marrëdhënieve të qëndreshme mes shteteve tona.