Gashi dhe Spiropali vizitojnë Shtëpinë e Alfabetit
Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, së bashku me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë kanë vizituar Shtëpinë e Alfabetit në Manastir.
“Vizita jonë në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, së bashku me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, ishte një moment i veçantë që na rikujtoi rrënjët dhe sakrificat tona për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar. Ky vend simbolik mbart në vetvete historinë e rilindjes sonë kulturore dhe përpjekjen e pareshtur për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe.
Kjo vizitë është një nderim për të gjithë ata që kanë kontribuar në formësimin e identitetit tonë dhe një nxitje për të vazhduar me përkushtim në ruajtjen e vlerave tona kombëtare”, ka shkruar Gashi në Fejsbuk.