Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës, Presidentja e shkarkoi Erolld Musliun

Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës, e emëruar nga presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova në vend të ish-drejtorit Erolld Musliu, i cili u shkarkua, njoftuan nga zyra e presidentes.
Siljanovska-Davkova emëroi Ivana Stojanovskën zëvendësdrejtoreshë të Agjencisë së Inteligjencës, ndërsa nga kjo pozitë e shkarkoi Aleksandra Bakreska-Dodovskën.
Kabineti njoftoi se Gabriela Jakovleva dhe Ivana Stojanovska janë profesionistë të vjetër në Agjencinë e Inteligjencës.