Fusha e GHF-së është çmontuar si pjesë e tërheqjes së ushtrisë izraelite

Gazetari i Al Jazeera-s, Tareq Abu Azzoum ka raportuar nga korridori Netzarim në Gaza, shumë afër njërës prej pikave Fondacionit Humanitar për Gazën (GHF), i njohur nga OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare si “kurthi i vdekjes”, i instaluar nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Kjo pikë ishte menduar të shërbente për shpërndarjen e ndihmave humanitare aq shumë të nevojshme, por tani është bërë pjesë e një peizazhi të zbrazët, pasi është çmontuar plotësisht.
Organizata ishte kritikuar ashpër për mënyrën e saj të debatueshme të shpërndarjes së ushqimeve, dhe kuptohet se qindra palestinezë janë vrarë pranë këtij vendi.
Më parë, kjo zonë ishte një peizazh i bukur, i mbushur me ullinj. Por për gati dy vjet ajo kishte qenë nën kontrollin e ushtrisë izraelite. Shërbimet e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencës kanë nxjerrë shumë trupa nga kjo zonë.
Tani ushtria izraelite është tërhequr plotësisht nga territori, duke u dhënë palestinezëve mundësinë të lëvizin lirshëm mes Gazës veriore dhe asaj jugore.



