Fon der Lajen për vizitë në Shkup

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në kuadër të turneut të saj katërditor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë në Shkup.
Sipas paralajmërimeve, gjatë vizitës në vend, Fon der Lajen do të ketë takime me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe me kryeministrin Hristian Mickoski.
Në prag të vizitës së Fon der Lajenit në rajon, Komisioni evropian dje i miratoi agjendat reformuese të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, lidhur me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me të cilat ato obligohen për reforma socio-ekonomike dhe fundamentale që do t’i zbatojnë në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027 për të nxiturs rritje dhe ndërlidhje me BE-në. Miratimi i agjendave reformuese ishte hap kyç që të mundësohen pagesat e mjeteve në kuadër të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, vlera e prëgjithshme e të cilave është gjashtë miliardë euro.
Siç informoi dje zëvendësja e zëdhënësit kryesor të KE-së, Ariana Podesta, mu Plani për rritje, si dhe përparimi në rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perënidmor do të jenë tema kryesore nët akimet e Fon der Lajenit me nikoqirët e saj gjatë turneut në rajon.
“Zgjerimi është prioritet kyç i Komisionit dhe këtë e përsëritëm gjatë viteve të kaluara, që e dëshmuar edhe gjatë mandatit të parë, ndërsa gjithsesi do të vazhdojmë ta konsiderojmë si prioritet edhe në mandatin e dytë. Kjo është diçka që e paralajmëroi edhe vetë kryetarja (Fon der Lajen)”, shtoi Podesta.