Flick nuk llogaritë më tek ai, por ylli i Barcelonës po insiston që mos të largohet nga klubi

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur edhe një herë tjetër për situatën e sulmuesit Ansu Fati.

Flick do të duhet të bëjë biznes deri më 3 shkurt, ku mundësitë më të mëdha janë që të ketë largime se sa prurje të reja në Kataloni.

Pas fitores së thellë me rezultat 7-1 ndaj Valencias në shtëpi, skuadra e Flick duket se ka besim të plotë.

Megjithatë, thashethemet kryesore fokusohen tek Ansu Fati, i cili edhe një herë tjetër mbeti në bankë ndaj Valencias, por kjo nuk e ka ndryshuar mendjen e tij që të largohet nga Barcelona.
Karriera e Fatit mori një kthesë të padëshirueshme në dy vitet e fundit shkaku i lëndimeve, gjë që ndikoi tek forma e tij për klubin dhe kombëtaren.

Ai ka luajtur si titullar në vetëm një ndeshje në kampionat që nga fillimi i sezonit, që dëshmon se Flick nuk llogaritë më në shërbimet e tij.

“Nuk kam ndonjë informacion të ri për Ansu Fati. Ai dëshiron të qëndrojë, është në rregull, por të tjerët e merituan të luajnë”.

“Ai tani është shumë më mirë në stërvitje, është përmirësuar dhe ne do t’i ndihmojmë atij”, ka thënë Flick.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button