Fisnik Mela: Një vit punë, angazhim dhe përkushtim për Dibrën!

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, prezantoi raportin e punës për vitin e parë të mandatit të tij, duke paraqitur projektet e realizuara, aktivitetet e zhvilluara, planet konkrete dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.
Gjatë prezantimit u pasqyruan angazhimet dhe puna e bërë në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e komunës, realizimin e projekteve me interes publik dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.
Kryetari prezantoi gjithashtu planet dhe vizionin për zhvillimin e mëtejshëm të Dibrës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të investimeve, realizimit të projekteve të reja dhe avancimit të shërbimeve komunale.
Ky prezantim shërbeu si një pasqyrë e punës së deritanishme, por edhe si një mundësi për të paraqitur drejtimet dhe objektivat që Komuna e Dibrës synon t’i realizojë në vazhdim.
Një falënderim i veçantë për të gjithë të pranishmit që morën pjesë dhe treguan interes për prezantimin e punës, projekteve dhe planeve të Komunës së Dibrës. Prania dhe interesimi juaj janë një dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët.
Së bashku për një Dibër më të zhvilluar, më funksionale dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët!



