Financial Times: Qeveria europiane që synon të rrëzojë Elon Musku

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një aleat i ngushtë i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, muajin e kaluar mbështeti hapur partinë gjermane kundër emigrantëve përpara zgjedhjeve të planifikuara për në shkurt dhe ka komentuar vazhdimisht politikën britanike, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Keir Starmer, shkruan Fiancial Times.

Musk mendon se si ai dhe aleatët e tij mund të destabilizonin qeverinë laburiste dhe po synon mbështetje për lëvizjet alternative politike britanike për të rrëzuar qeverinë, sipas një raporti në gazetë, i cili citon njerëz të njohur me këtë çështje, raporton Reuters.

“Pikëpamja e tij është se vetë qytetërimi perëndimor është nën kërcënim”, tha një burim për gazetën.

Musk ka akuzuar më parë Starmerin për dështim për të ndjekur penalisht grupet e burrave që përdhunonin vajza të reja, ndërsa Starmer ishte prokurori kryesor i Britanisë midis 2008 dhe 2013.

Mbështetje për të djathtët

Musk është planifikuar të presë lideren e partisë Alternativa për Gjermaninë, Alice Weidel në një intervistë të drejtpërdrejtë në Platformën X të enjten.

U njoftua se ata do të diskutonin për lirinë e fjalës dhe tema të tjera pas mbështetjes së miliarderit të teknologjisë për partinë e ekstremit të djathtë gjerman në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani, raportoi dpa.

Partia gjermane, e mbështetur nga Musk, është etiketuar si e djathtë dhe ekstremiste nga shërbimet gjermane të sigurisë.

Fushata e Drejtorit Ekzekutiv të Tesla-s për AfD-në, e kombinuar me fyerje ndaj politikanëve të lartë gjermanë, ka qenë një burim polemikash prej javësh.

Kritikët e akuzojnë atë për përdorimin e shtrirjes së tij të gjerë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 23 shkurtit në Gjermani.

Mesazhet e Musk në X arrijnë më shumë se 210 milionë përdorues në mbarë botën.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere shprehu shqetësimin për ndërhyrjen e Musk në politikën e vendeve të tjera.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button