Finalet e NBA-së të vitit 2026 arritën shikueshmërinë më të lartë në 28 vjetët e fundit

Finalet e NBA-së të vitit 2026 midis New York Knicks dhe San Antonio Spurs ishin seria më e shikuar e kampionatit të NBA-së në 28 vjet, tha liga të martën, transmeton Anadolu.

Seria prej pesë ndeshjesh tërhoqi mesatarisht 20.6 milionë shikues në ABC dhe ESPN, audienca më e lartë e finaleve që nga viti 1998, sipas NBA-së.

Ndeshja e 5-të, në të cilën Knicks fituan titullin e tyre të parë të NBA-së në 53 vjet, pati mesatarisht 24.5 milionë shikues dhe arriti kulmin në 33 milionë në orën 23:15. NBA tha se ishte ndeshja e 5-të e finaleve më e ndjekur që nga viti 1998.

Liga theksoi se “play-off”-et e vitit 2026 ishin ndeshjet më të shikuara pas sezonit në 28 vjet në ABC, ESPN, Amazon Prime Video, NBC dhe Peacock. Finalet arritën pjesëmarrje rekord të audiencës prej 38.3 për qind, më e larta në historinë e serive të kampionatit.

Seria vendosi gjithashtu rekorde në platformat dixhitale.

Sipas shifrave të NBA-së, finalja gjeneroi 15 miliardë shikime në mediat sociale, pothuajse trefishi i rekordit të mëparshëm të vendosur në vitin 2025. Vetëm ndeshja e 5-të prodhoi mbi 4 miliardë shikime, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të një ndeshjeje të vetme të vendosur gjatë Ndeshjes së 4-tët.

NBA-ja tha se ndeshjet pas sezonit të vitit 2026 paraqitën rekord prej tetë ndeshjesh që secila gjeneroi më shumë se një miliard shikime në mediat sociale. Shitjet e mallrave arritën gjithashtu nivele rekord.

Liga tha se Knicks vendosën rekord të të gjitha kohërave për shitjet e mallrave të “Fanatics” për çdo ekip fitues të kampionatit në të gjitha sportet brenda 24 orëve nga fitimi i titullit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button