Fetai merr detyrën ministër për qeverisje të mirë

Zv. Kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë Arben Fetai sot në një ceremoni pranim-dorëzimi mori detyrën nga paraardhësja e tij Sllavica Gërkovska.

“Sot pata kënaqësinë të bëj pranim dorëzimin e detyrës së Zv. Kryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe 2Transparencë me paraardhësen time, znj. Slavica Gërkovska. Nga zonja Gërkovska u brifova për punët e mira që janë bërë në këtë kabinet por edhe për sfidat e shumta në përmirësimin e qeverisjes si dhe pengesat institucionale për luftë efikase kundër korrupsionit. Në vijim, unë si Zv. Kryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë dhe ne si qeveri reformuese dhe pro-evropiane do të ndjekim katër akse prioritare të veprimit në fushën e shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë.

1. Evropianizmi i sistemit të drejtësisë
2. Lufta pa kompromis kundër korrupsionit
3. Përgjegjësia penale dhe sekuestrimi i aseteve kriminale
4. Transparenca e plotë institucionale

Prioritet i prioriteteve i qeverisë sonë do të jetë lufta pa pardon kundër korrupsionit dhe llogaridhënia nga aktorët e korruptuar. Qeveria jonë do të sjell një strategji të re për të forcuar kapacitetet institucionale për investigimin financiar dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Ndryshimi ka filluar!” -shkruan Fetai në profilin e tij në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button