Federata e Serbisë vajton, ka paguar mbi 2 milionë euro për Kosovën

Federata e Futbollit e Serbisë ka vajtuar për gjobat që ka paguar viteve të fundit në lidhje me Kosovën.

Serbia vajton mbi 2 milionë euro që ka pa paguar dënime për provokime të turpshme që i ka bërë shtetit të Kosovës.

Këto gjoba i ka marrë nga UEFA për provokime dhe incidentet e tjera në stadiume.
Futbolli serb, si kombëtar ashtu edhe ai i nivelit të klubeve, ka paguar një çmim të madh për vite me radhë për të gjitha format e diskriminimit të kryer nga individë apo grupe të papërgjegjshme në tribuna. Gjobat e larta nga UEFA dhe FIFA dhe ndeshjet pa shikues janë bërë pothuajse të zakonshme për futbollin serb.

Tingëllojnë joreale, që vetëm Federata e Futbollit e Serbisë ka paguar më shumë se 2 milionë euro që nga pavarësia e saj në vitin 2008 për shkak të veprimeve të ndryshme të ekstremizmit të regjistruara nga UEFA dhe FIFA në ndeshjet thuajse të të gjitha ekipeve kombëtare”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Serbisë.

Më tej thuhet se shikuesit kanë qenë gjithnjë të paralajmëruar se për shkelje eventuale, do të gjobiten.

Vetëm në pesë vjetët e fundit, Federata serbe e futbollit është dënuar nga UEFA me 703 mijë e 375 euro për shenja dhe simbole të ndryshme të paautorizuara, fyerje dhe diskriminim në tribuna gjatë ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese të Serbisë.

“Federata e Futbollit e Serbisë u gjobit me gjithsej 259 mijë euro për trazira në tribuna gjatë ndeshjeve të fundit të kombëtares A në Ligën e Kombeve (duelet kundër Zvicrës, Spanjës dhe Danimarkës në shtëpi dhe jashtë vendit. Vetëm për shkak të personave të papërgjegjshëm që shkaktuan incidente në Cyrih, në ndeshjen ndaj Zvicrës, Federata u dënua me 119 mijë e 750 euro. Kur të mblidhet gjithçka, pyetja është sa fusha të reja mund të ishin ndërtuar në të gjithë Serbinë?”, thuhet ë njoftimin e Federatës së Futbollit të Serbisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button