Është ngritur kallëzim penal për djegien e automjeteve diplomatike në Shkup

Lidhur me veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, e kryer më 15.06.2026, kur u dogjën dy automjete diplomatike në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, SPB Shkup e ka zbardhur plotësisht rastin.

Dje, Njësia për Punë Kriminalistike – Qendër dhe Bit Pazar ngriti kallëzim penal me procedurë urgjente kundër I.D.S. (44) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën e lartpërmendur penale.

Gjatë hetimit janë siguruar prova materiale, përfshirë incizime nga kamerat e mbikëqyrjes në disa lokacione, si dhe rrobat që i dyshuari kishte veshur në momentin e kryerjes së veprës.

Në stacionin policor, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button