ESHS: Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, në Maqedoni kishte 9.562 vende të lira të punës

Numri i vendeve të lira të punës në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka qenë 9.562, ndërsa numri më i madh, 2.149, ka qenë në grupin e dytë të profesioneve – ekspertë dhe shkencëtarë, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Vijojnë grupet Punëtorë në veprimtaritë e shërbimit dhe shitje me 2.074 vende të lira pune, Profesionet elementare, 1.638, Profesionet për punë joindustriale në prodhim, 1.028, operatorët dhe montuesit e makinerive dhe impianteve, 851, teknikët dhe profesionet simotra, 1,016 nëpunës, 744, janë evidentuar edhe 44 vende të lira pune në grupin anëtarë të trupave ligjvënës dhe ekzekutiv, funksionarë shtetërorë, nëpunës të lartë civilë, diplomatë dhe drejtorë, si dhe 19 në grupin e punëtorëve profesionistë në bujqësi, pylltari, peshkim dhe gjueti.
Siç njofton Enti Shtetëror i Statistikës, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar shkalla e vendeve të lira të punës ishte 1,93 për qind.
Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 3.47 për qind është në sektorin e Akomodimit dhe aktiviteteve të Shërbimit ushqimor, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e Administratës Publike dhe Mbrojtjes; sigurimet shoqërore të detyrueshme, ku arrijnë 0,13 për qind.
Subjektet afariste me numër prej 10 deri në 49 punonjës kanë shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, e cila është 2,69 për qind.
Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, 2,72 për qind.