Erdogan: Turqia e vendosur të zhvillojë marrëdhëniet me Kosovën në të gjitha fushat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin e tij me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur të zhvillojë marrëdhëniet me Kosovën në të gjitha fushat dhe se dy vendet po i afrohen arritjes së objektivit të vëllimit tregtar prej 1 miliard euro, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit të Presidencës turke ka bërë një deklaratë pas takimit që presidenti Erdoğan zhvilloi me presidenten Osmani në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF).

Sipas deklaratës, gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, çështjet rajonale dhe globale.

Në takim, presidenti Erdoğan ka deklaruar se Turqia është e vendosur të zhvillojë marrëdhëniet me Kosovën në çdo fushë, se dy vendet janë afër arritjes së objektivit të vëllimit të tregtisë prej 1 miliard eurosh dhe se objektivi mund të rritet në 3 miliardë euro.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button