Erdogan lavdëron “rezistencën e guximshme” të popullit për zmbrapsjen e përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lavdëruar qëndrimin e popullit turk gjatë ngjarjeve të 15 korrikut të vitit 2016 kundër përpjekjes për grusht shteti, duke deklaruar se falë “rezistencës së guximshme” të popullit, “përpjekja tradhtare për grusht shteti e 15 korrikut” u zmbraps, duke shtuar se “projekti imperialist u hodh poshtë”, raporton Anadolu.

“Një shekull pasi mposhti pushtuesit, parlamenti ynë veteran edhe më 15 korrik qëndroi i palëkundur përballë veglave të imperializmit”, tha presidenti Erdogan, duke iu referuar Parlamentit të Turqisë.

“Edhe pas 10 vitesh, ata që dështuan më 15 korrik ende presin një mundësi për të realizuar synimet e tyre ogurzeza”, paralajmëroi Erdogan.

“Nuk duhet të harrojmë se përballemi me një mentalitet që e shfrytëzon demokracinë, depërton në institucionet shtetërore për të marrë pushtetin dhe më pas i drejton armët kundër popullit të vet”, tha ai.

Në fjalimin e mbajtur gjatë ceremonisë përkujtimore të 15 korrikut, Erdogan u shpreh se “terroristët e FETO-s, të cilët e shitën shpirtin dhe dinjitetin e tyre për një dollar, vazhdojnë t’u shërbejnë armiqve të betuar të Turqisë”.

“Arritjet e Turqisë gjatë dekadës së fundit, nga mbrojtja dhe ekonomia te siguria dhe politika e jashtme, janë bërë të mundura falë eliminimit të FETO-s”, tha presidenti Erdogan.

“Të mos ketë asnjë dyshim, ‘Shekulli i Turqisë’, të cilin FETO u përpoq ta pengonte, tashmë ka nisur”, deklaroi presidenti turk, duke shtuar se “asnjë forcë e errët nuk do të mund ta ndalojë atë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button