Egjipti dhe Kuvajti dënojnë sulmet izraelite në Gaza dhe dëbimin e detyruar të palestinezëve

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe Emiri i Kuvajtit Mishal al-Ahmad Al Sabah janë dakorduar për rëndësinë e respektimit të armëpushimit të janarit, i cili parashikonte tre faza që kulmonin me përfundimin e luftës së Izraelit në Gaza dhe rindërtimin e enklavës.
Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit dënuan shkeljen e marrëveshjes nga ana e Izraelit që prej muajit mars dhe “theksuan domosdoshmërinë për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve”.
“Ata gjithashtu konfirmuan refuzimin e tyre ndaj vazhdimit të operacioneve ushtarake të okupimit izraelit dhe paralajmëruan për pasojat e rënda humanitare që do të vijnë nga praktikat izraelite që mund të zgjerojnë përmasat e konfliktit dhe të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit si dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zëdhënësi i el-Sisit.
Udhëheqësit theksuan “refuzimin e prerë” të planeve për zhvendosjen e palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar “nën çfarëdo emri apo justifikimi, qoftë i detyruar apo vullnetar, i përkohshëm apo i përhershëm”.