Efekti Hormuz/ Kompania ajrore amerikane del nga tregu, rritja e çmimeve të karburantit e çon drejt falimentimit

Kompania ajrore amerikane Spirit Airlines ka njoftuar se po ndërpret menjëherë operimet, duke i dhënë fund aktivitetit të saj pas 34 vitesh.
E goditur nga rritja e madhe e çmimeve të karburantit të avionëve si pasojë e luftës me Iranin, kompania kishte paraqitur kërkesë për falimentim dy herë brenda më pak se dy vitesh. Përpjekjet për të siguruar një paketë shpëtimi nga qeveria amerikane dështuan, ndërsa rreth 17 mijë vende pune do të humben.
Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit kanë shtyrë çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa lufta vazhdon të tronditë furnizimet globale me energji dhe të shkaktojë pasoja ekonomike në tregjet ndërkombëtare.



