“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

Lidhja Demokratike Boshnjake si parti politike dhe Lidhja Nacionale e Boshnjakëve si shoqatë joqeveritare e boshnjakëve kanë kërkuar që të përshpejtohet procedura hetuese kundër ministrit të marrëdhënieve mes komuniteteve, Ivan Stoillkoviq, pasi “aprovoi dhe arsyetoi gjenocidin, krimet kundër njerëzve dhe krimeve të luftës – në Srebrenicë”.
“Kemi parashtruar URGJENCË me shkrim deri te Prokuroria Publike Themelore në Shkup për të ndërmarrë aktivitete urgjente në drejtim të udhëheqjes së procedurës efikase që të mund të vërtetohet fajësia e të paditurit. Gjegjësisht, Ivan Stoillkoviq në prill të vitit 2024 në drejtim të vendimit që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë bashkëfinancues i Rezolutës së Srebrenicës në Kombet e Bashkuara, gjenocidin në Srebrenicë e quajti “Diznilend nekrofil”. Meqë kanë kaluar më shumë se 7 muaj që kur është parashtruar kallëzimi penal, parashtruesit e të njëjtës kanë dorëzuar edhe urgjencë me shkrim me shpresë që Prokuroria Publike Themelore në afat të logjikshëm, të njoftojë për rrjedhën e kallëzimit penale pasi përveç se është e rëndësishme të kenë kujdes në afatet dhe të respektojnë dispozitat e Ligjit për procedurë penale, kjo padi penale është në interes të publikut sepse i denoncuari i Ivan Stoillkoviq është bartës i funksionit dhe atë: zëvendëskryeministër, ministër për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë politike, dhe sa i takon llojit të kallëzimit penal për të cilin paditet, është e papranueshme moralisht dhe etik, por është e fyeshme dhe e rëndë që një ministër për marrëdhënie ndërmjet komunitete të mohojë gjenocidin”, shkruhet mes tjerash në njoftimin e shoqatave dhe partive boshnjake.
Ata në njoftim kanë bashkëngjitur edhe dëshmi nga deklarata e Stoillkoviqit për të cilën e kanë paditur.