Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu për vizitë zyrtare në Turqi

Drejtori i Librave Amë të RMV-së, Faton Fazliu po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Fazliu është takuar me Drejtoreshën e Librave Amë dhe Shtetësisë të Qarkut të Stambollit, znj. Rabia Babaoglu.
“Gjatë takimit shkëmbyem ide dhe u njoftuam me mënyrën e funksionimit të sistemit, si dhe diskutuam për çertifikatën familjare, e cila në Turqi është e rregulluar në mënyrë të përparuar. Jemi të angazhuar që një projekt i ngjashëm të zbatohet edhe në vendin tonë. U dakorduam që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes grupeve të përbashkëta të punës”, ka njoftuar Fazliu në Facebook.