Dogana kap para, marka të shtrenjta e cigare

Gjatë ditëve të kaluara, inspektorët dhe doganierët kanë parandaluar disa tentativa për tregti dhe kontrabandë të paligjshme, përkatësisht:

– Parandalimi i tregtisë së paligjshme të produkteve të falsifikuara me firma të markave të njohura të modës, ku në disa kontrolle u sekuestruan gjithsej 10.618 copë, mes të cilave rroba dhe çanta, si dhe orë dore të Louis Vuitton, Armani, Gucci dhe Rolex. Produktet janë sekuestruar, kundër autorëve janë ngritur kallëzime kundërvajtëse, si dhe është iniciuar procedurë për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

– Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë konfiskuar 37.200 cigare ose 186 paketa cigare në katër pika. Të pyetur se nga janë blerë cigaret, personat kanë deklaruar se i kanë blerë në free shop. Me këtë është penguar tentimi për vënien në qarkullim të mallit të akcizës, për të cilin është shmangur pagesë e taksës së importit në vlerë prej 319.177 denarë.

– Parandalim i tentativës për eksport ilegal të një sasie më të madhe të parave, ose saktësisht 18.450 euro dhe shtatë mijë dollarë shtesë, të cilën një shtetas i Maqedonisë ka dashur t’i nxjerrë jashtë shtetit pa e denoncuar përmes pikës kufitare Tabanoc. Sipas ligjit, personit që mbante gjithsej 20.450 euro dhe shtatë mijë dollarë i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër i janë konfiskuar. Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale shkeljes së rregullave devizore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button