Dhunë dhe kërcënime për jetë në Gostivar – 36-vjeçari arrestohet pas denoncimit të bashkëshortes

Një 35-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe maltretuar nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se e ka kërcënuar edhe me jetë.
Sipas njoftimit të policisë, gruaja e ka raportuar rastin më 4 shtator, ndërsa incidenti dyshohet se ka ndodhur një natë më herët, rreth orës 23:50, në shtëpinë e tyre.
Pas denoncimit, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe më 4 shtator, rreth orës 22:50, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, është arrestuar bashkëshorti i saj, V.M., 36 vjeç.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të vijojë procedura përkatëse.



