Dhjetë persona të arrestuar për drogë në Shkup, Sveti Nikollë dhe në Tabanoc

Dhjetë persona janë privuar nga liria në aksione policore të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në disa lokacione në vend, për shkak të posedimit të drogës.

Në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar tetë persona, te të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substanca pluhur të bardhë dhe kafe, si dhe shishe me substancë të lëngshme.

Në Sveti Nikollë, policia ka arrestuar 37-vjeçarin D.N., pasi tek ai në Parkun e Qytetit është gjetur marihuanë.

Në pikën kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit të një automjeti me targa austriake, është arrestuar një shtetase 31-vjeçare e Serbisë, në çantën e së cilës është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button