Deputetja Imerlije Saliu: Vizita në Azerbajxhan, hap i rëndësishëm për forcimin e partneritetit mes dy vendeve

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka vlerësuar si tejet të rëndësishme vizitën e parë zyrtare të delegacionit parlamentar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Azerbajxhan, ku ajo mori pjesë në cilësinë e anëtares së grupit parlamentar për bashkëpunim me këtë shtet.

“Gjatë kësaj vizite, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, z. Afrim Gashi, patëm nderin të zhvillojmë takime me Presidentin e Azerbajxhanit, Sh.T. Ilham Aliyev dhe Kryetaren e Kuvendit Kombëtar, znj. Sahiba Gafarova”, shkruan Saliu në një status të publikuar në rrjete sociale.

Sipas saj, gjatë takimeve është rithksuar miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve, si dhe është shprehur përkushtimi i përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fusha të rëndësishme, si dialogu ndërparlamentar, ekonomia dhe procesi i integrimit evropian.

“Vizita shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, theksoi më tej deputetja Saliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button