Dënohet me 8 vite burg Rade Trajkovski – Shtekli për tregti me drogë

Rade Trajkovski Shtekli është dënuar sot me tetë vite burgim në Gjykatën Penale të Shkupit, për tregti me drogë.
Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale në Shkup vërtetoi se Trajkovski është fajtor sepse ka organizuar një grup për tregti me lëndë narkotike – kokainë dhe marihuanë.
Dënime me burg kanë marrë edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast.

