Dakordësia me Omanin për Ngushticën e Hormuzit “është e arritshme”, nëse SHBA-ja ndalon ndërhyrjet

Një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani është pranë arritjes së një mirëkuptimi me Omanin për një marrëveshje të re lundrimi për Ngushticën e Hormuzit, nëse SHBA-ja ndalon ndërhyrjet në negociata, transmeton Anadolu.

Duke folur për Press TV të Iranit, zyrtari tha se bisedimet mes Teheranit dhe Muskatit kanë hyrë në “një fazë të re” dhe përqendrohen në krijimin e “një korridori të ri” për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve tregtare përmes rrugës ujore strategjike.

Zyrtari tha se një mirëkuptim me Omanin është “brenda mundësive nëse SHBA-ja ndalon ndërhyrjet”.

Ai akuzoi presidentin amerikan Donald Trump se po përpiqet të ndikojë në bisedime dhe të marrë meritat për rezultatin, duke thënë se veprimet e tij “vetëm kanë ngadalësuar procesin e negociatave”.

Sipas zyrtarit, korridori i propozuar do të mbronte interesat sovrane të Iranit si shtet bregdetar, duke garantuar njëkohësisht kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Washingtoni dhe Teherani ende nuk kanë përfunduar bisedimet për kalimin përmes rrugëve ujore ndërkombëtare me rëndësi të madhe, por shpreson që një marrëveshje të arrihet “shumë shpejt”.

“Ka pasur përparim në këto bisedime, por ende nuk ka përfundim”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button