Daçiq: Kemi arrestuar një person të dyshuar për “krime lufte” ndaj ushtarëve serbë në Koshare

Policia serbe e ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë, tha të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Në një njoftim për media, Ministria serbe nuk tregoi se shtetas i cilit vend është i arrestuari, por e identifikoi atë me inicialet F.K., 56 vjeç.

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar për intervistim dhe procedim të mëtutjeshme të Prokurorisë për krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet në njoftimin e MPB serbe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button