Çmimi i naftës bie në nivel të para luftës në Iran

Çmimi i naftës ka rënë në nivele që nuk ishin parë që para luftës me Iranin, ndërsa trafiku përmes ngushticës strategjike të Hormuzit po rikthehet gradualisht në normalitet.

Nafta e papërpunuar Brent, që është referencë globale, ka rënë përkohësisht nën 72.48 dollarë për fuçi, niveli ku ndodhej një ditë para se SHBA-ja dhe Izraeli të nisnin sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt, përpara se të ngritej sërish lehtë, në 72.63 dollarë.
Çmimet e energjisë kanë pësuar luhatje të mëdha që kur Irani u është përgjigjur sulmeve duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin e naftës dhe gazit.

Kostoja e naftës së papërpunuar ka qenë në rënie të ndjeshme që nga 17 qershori, kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MOU), i cili parashikonte një periudhë 60-ditore negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit dhe masa të tjera për t’i dhënë fund luftës.

Përfaqësuesit e të dyja palëve janë takuar fundjavën e kaluar në Zvicër për bisedime që synojnë përfundimin e konfliktit. Si rezultat i këtyre takimeve, SHBA-ja ka hequr pjesërisht sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës.

Sipas kompanisë së inteligjencës detare Kpler, numri i anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur ndjeshëm që nga nënshkrimi i memorandumit.

SHBA-ja dhe Irani kanë krijuar gjithashtu një “linjë komunikimi” për të shmangur keqkuptimet, me synimin për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ndërmjetësuesve, Katarit dhe Pakistanit, të hënën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button