Choi Sang-mok emërohet President i përkohshëm i Koresë së Jugut

Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po përpiqen të arrestojnë presidentin Yoon dhe Shërbimin e Sigurisë Presidenciale.

Choi theksoi se konflikti mes institucioneve shtetërore është i papranueshëm dhe mund të dëmtojë rëndë besimin e publikut .

“Jam kundër konflikteve institucionale në vendin tonë.Konfliktet sjellin vetëm tensione dhe dëmtojnë besimin e publikut dhe popullit tonë”. theksoi presidenti Sang.

Ai njoftoi se ekzekutimi i urdhrit të arrestit për Presidentin Yoon është realizuar dhe e cilësoi këtë një moment kritik për ruajtjen e rendit dhe sundimit të ligjit.

Sipas mediave botërore presidenti i përkohshëm u bëri thirrje të gjitha palëve të veprojnë me gjykim të kujdesshëm dhe sjellje të përgjegjshme, duke paralajmëruar se ata që shkelin ligjin do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button