Çerdhja “Foleja” hap dyert për fëmijët e Tearcës, Memishi: “Investimi te fëmijët është investim në të ardhmen”

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka vizituar çerdhen “Foleja” në Përshefcë, ku fëmijët e komunës kanë nisur ditën e parë në ambientet e reja.

“Sot, për herë të parë, fëmijët e Komunës së Tearcës nisën një rrugëtim të ri në çerdhen “Foleja”.

Me shumë gëzim vizitova sot ambientet e çerdhes, ku takova vogëlushët që po e përjetojnë ditën e tyre të parë në këtë hapësirë të re, të krijuar për kujdes, edukim dhe zhvillim. Për ne, buzëqeshja dhe lumturia e fëmijëve janë motivimi më i madh për të punuar edhe më shumë.

“Foleja” në Përshefcë është një tjetër dëshmi se kur investojmë tek fëmijët, investojmë në të ardhmen e Tearcës. Uroj që kjo të jetë vetëm fillimi i shumë ditëve të bukura, miqësive të reja dhe kujtimeve të paharrueshme për vogëlushët tanë. Së shpejti, në mënyrë zyrtare do e bëjmë hapjen solemne.

Suksese dhe një fillim të mbarë, fëmijë të dashur!”, ka shkruar Memishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button