Afrim Gashi me studentët e Kolegjit të Europës: “Dialogu me të rinjtë është thelbësor për të ardhmen”

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me studentë të Kolegjit të Europës nga 19 vende europiane, me të cilët ka diskutuar për rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, reformat dhe procesin e integrimit në BE.
“Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj me studentë të Kolegjit të Europës, nga 19 vende europiane.
Diskutuam hapur për rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, reformat që duhet të përmbushim, por edhe për sfidat dhe pritshmëritë nga procesi i integrimit në BE. Jam i bindur se dialogu me të rinjtë, shkëmbimi i ideve dhe perspektivat europiane janë thelbësore për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe më të mirë”, ka shkruar Gashi.



