Çairi hap dyert e pishinës për fëmijët: Nis mësimi falas i notit nga 15 gushti

Në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, Komuna e Çairit organizon Javën e Mësimit të Notit për Fëmijë, e cila do të fillojë më 15 gusht. Programi zhvillohet pa pagesë dhe synon t’u mundësojë fëmijëve mësimin e teknikave bazë të notit, duke promovuar njëkohësisht aktivitetin fizik dhe jetesën e shëndetshme, transmeton portali Lideri.mk.

Mësimi është i dedikuar për fëmijët e grupmoshave 7–8, 9–10 dhe 11–12 vjeç. Grupet do të jenë të përziera (vajza dhe djem), me maksimum 30 pjesëmarrës për një orë mësimore. Trajnimet do të udhëhiqen nga dy instruktorë të notit, nën mbikëqyrjen e katër profesorëve nga Universiteti “Nënë Tereza”.

Pjesëmarrësit duhet të sigurojnë vetë:

” ”
* Veshjen e notit
* Kapelën e notit
* Syzet e notit

Fillimi i programit: 15 gusht
Pjesëmarrja: Falas

Numri i vendeve është i kufizuar. Prindërit dhe kujdestarët ftohen t’i regjistrojnë fëmijët në kohë përmes formularit online:

Aplikoni këtu:https://cair.gov.mk/apliko

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button