2 Gushti, Bekim Sali: Të ndërtojmë së bashku një të ardhme të përbashkët

Me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka uruar qytetarët, duke theksuar rëndësinë e respektimit të trashëgimisë historike dhe përkushtimit ndaj vlerave që bashkojnë shoqërinë.
“Me rastin e Ditës së Republikës, shprehim respekt për trashëgiminë historike të shtetit tonë dhe parimet që na bashkojnë në ndërtimin e së ardhmes sonë të përbashkët.
Me respekt për historinë dhe përkushtim ndaj vlerave të paqes, bashkëjetesës dhe së ardhmes së përbashkët.
Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!”, ka shkruar zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali.



