Bujar Osmani përshëndetet me postin e ministrit

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot është bërë pranim – dorëzimi i postit të ministrit të punëve të jashtme.  Bujar Osmani prej sot më nuk është i pari i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut pasi në vendin e tij vjen Timço Mutsunski, i emëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Osmani e uroi Mucunskin për detyrën e re, duke i uruar suksese në realizimin e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Mucunski tha se në periudhën në vijim theksi do të vihet në përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane të vendit, partneritetin strategjik me SHBA-në, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që është në përputhje me prioritetet e Qeverisë.

“Në periudhën në vijim theksi do të vihet në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit, partneritetin strategjik me SHBA-në, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që është në përputhje me prioritetet e Qeverisë. Përkundër sfidave të shumta, me punë të përkushtuar dhe vendosmëri do të arrihen qëllimet e përcaktuara në programin e planifikuar të punës së Qeverisë”, tha Mucunski në takim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button