Britania: Jemi “thellësisht të shqetësuar” nga lajmet lidhur me viktimat civile në Bregun Perëndimor
Britania njoftoi se ka “shqetësim të thellë” nga lajmet lidhur me viktimat civile të shkaktuara nga sulmet “në shkallë të gjerë” që ushtria izraelite ka filluar në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Në një deklaratë me shkrim për Anadolu lidhur me sulmet që Izraeli ka filluar në Bregun Perëndimor, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike ka theksuar se kanë shqetësim të thellë nga lajmet lidhur me viktimat civile.
“Kjo qartësisht është një situatë në zhvillim dhe ne po e ndjekim nga afër. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje, të punojmë për uljen e tensionit dhe t‘i përmbahemi ligjit ndërkombëtar”, deklaroi zëdhënësi.
Në sulmet “në shkallë të gjerë” që ushtria izraelite filloi në Bregun Perëndimor nën pushtim, është njoftuar se kanë humbur jetën 11 palestinezë dhe se janë plagosur shumë të tjerë ku gjendja e disa prej tyre është kritike.
Ushtria izraelite kreu sulme të njëkohshme në qytetet Jenin dhe Tulkarm të Bregut Perëndimor, ndërkohë kreu bastisje ndaj kampit të refugjatëve Al-Fara në afërsi të qytetit Tubas në veri të Bregut Perëndimor, ndaj qytetit Qalqilya dhe ndaj disa qytezave të tjera.