Britania i bën thirrje Iranit të rihapë plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Yvette Cooper, i ka bërë thirrje Iranit që të lejojë rifillimin e plotë të qarkullimit të anijeve ndërkombëtare përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Jemi në një moment kritik diplomatik, me një armëpushim tashmë në fuqi, por ende nuk kemi një kalim normal përmes ngushticës,” është cituar të ketë deklaruar Cooper në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias në Turqi.

Ajo theksoi se armëpushimi duhet të shndërrohet në një paqe të qëndrueshme, duke shtuar se rikthimi i lundrimit në këtë rrugë ujore është urgjent për ekonominë globale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button