Brezi i sotëm i gjermanëve nuk duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e Hitlerit

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron të padrejtë t’u kërkohet gjermanëve të sotëm të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e Gjermanisë Naziste.

“Nuk besoj se brezat e sotëm të gjermanëve duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë politike për gjithçka që bëri Gjermania Naziste,” tha Putin në një intervistë me gazetarin Pavel Zarubin, duke komentuar mbi raportimet e mediave gjermane se gjyshi i ministres së Jashtme, Annalena Baerbock, ishte nazist.

“Nuk mund ta zhvendosësh përgjegjësinë për atë që bënë Hitleri dhe bashkëpunëtorët e tij – dhe jo vetëm në Gjermani, por edhe në pjesë të tjera të botës, në Evropë e më gjerë – te brezi i sotëm. Mendoj se kjo do të ishte e padrejtë,” shtoi presidenti, duke e cilësuar si një “qëndrim të padrejtë” etiketimin e të gjithë kombit gjerman.

Sipas tij, “është e nevojshme të gjykojmë mbi bazën e realitetit të sotëm, të shohim se kush po bën çfarë në të vërtetë dhe çfarë politike po ndiqet.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button