Bilall Kasami: Nis ndërtimi i Kullës së Sahatit, rikthejmë një simbol të historisë së Tetovës

Kryetari i Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar për fillimin e punimeve për ndërtimin e Kullës së Sahatit, projekt që synon rikthimin e një prej simboleve historike të qytetit.
“Sot shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë, një projekt që e rikthen në kujtesën e qytetit një simbol të rëndësishëm të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore.
Bashkë me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, dhe drejtorin e Qendrës Kombëtare të Konservimit, Aleksandar Jordanoski, hodhëm hapin e parë drejt realizimit të një vepre që do t’i japë kësaj pjese të Tetovës një pamje të re, pa ia humbur shpirtin e vjetër.
Qytetet nuk ndërtohen vetëm me rrugë dhe objekte. Ato ruhen edhe përmes kujtesës, simboleve dhe respektit ndaj historisë. Kulla e Sahatit do të jetë pikërisht një urë mes Tetovës së dikurshme dhe Tetovës që po ndërtojmë sot”, ka shkruar Kasami.



