Berisha: Protesta e 8 majit nuk do të jetë politike por për dinjitetin e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 8 majit nuk do jetë një protestë politike, por do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve.
Nga foltorja e vendosur para selisë së Kryeministrisë, Berisha ftoi fillimisht mbështetësit e PD-së të mbajnë një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës.
Në vijim, Berisha theksoi se “8 maji do jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre”.
“8 maji është data e protestës tonë të madhe. Është data e revoltës. Por, protesta e datës 8 maj do të jetë një protestë si asnjëherë më parë. Nuk do jetë një protestë e një apo disa partive. Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë. 8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve”, tha Berisha, transmeton ATSH.


