Beqiri: Vazhdojmë punimet infrastrukturore në Haraçinë, ekipet në terren në rrugën 11

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se punimet infrastrukturore po vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, me ekipet komunale të angazhuara në terren për përmirësimin e kushteve rrugore.
Sipas njoftimit, aktualisht po punohet në rrugën 11, ku makineritë dhe kamionët janë duke realizuar përgatitjet për tamponimin e rrugës, si pjesë e procesit për rikonstruimin e saj.
Beqiri theksoi se qëllimi i këtyre aktiviteteve është krijimi i kushteve më të mira për qytetarët dhe rritja e sigurisë në qarkullim.
“Punët vazhdojnë pa u ndalur, për një Haraçinë më të zhvilluar”, thuhet në njoftimin e kryetarit.



