Bekim Sali takon ambasadoren e Ukrainës, riafirmon mbështetjen për Kievin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Larysa Dir, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e integrimit evropian.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj Larysa Dir.

Rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe mbështetjen e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial.

Diskutuam mbi bashkëpunimin në kuadër të iniciativës Ukrainë – Evropa Juglindore, rrugën evropiane të Ukrainës dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional. Si vend kandidat me përvojë të gjatë në procesin e integrimit evropian, jemi të gatshëm të ndajmë përvojën dhe ekspertizën tonë në mbështetje të Ukrainës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mirëpritëm gjithashtu rëndësinë e Memorandumit të Bashkëpunimit si një bazë konkrete për forcimin e partneritetit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button