Bekim Sali në Dublin takohet me zëvendëskryeministrin ukrainas, diskutojnë integrimin në BE dhe reformat

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bekim Sali, ka zhvilluar në Dublin takim bilateral me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Vsevolod Chentsov.
Në takim është diskutuar për rrugëtimin evropian të të dyja vendeve, sfidat e përbashkëta në procesin e integrimit dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian.
“Diskutuam për rrugëtimin evropian të vendeve tona, sfidat e përbashkëta në procesin e integrimit dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.
Rikonfirmova mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe për aspiratat e saj evropiane.
Integrimi evropian i vendeve kandidate është investim në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë Evropës.”, ka shkruar Sali.



