Bekim Sali: Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjes, humbje e madhe për kulturën shqiptare

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare.
Sali vlerësoi kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsi dhe studime akademike, duke theksuar ndikimin që ka pasur ndër breza.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, një prej figurave më të shquara të kulturës, letërsisë dhe mendimit shqiptar”, deklaroi Sali.
Ai shtoi se trashëgimia intelektuale e Qosjes do të mbetet e gjallë dhe frymëzuese për të ardhmen.
“Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për botën akademike dhe për gjithë kulturën shqiptare”, u shpreh zv/kryeministri i parë, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe komunitetin akademik.



