Bekim Sali: Me Mimoza Musën, në shërbim të besimit të qytetarëve

Vendimin e deputetes Mimoza Musa për tu distancuar nga vendimet e Arben Taravarit dhe për t’iu bashkuar grupit parlamentar të VLEN-it, e ka përshëndetur edhe deputeti Bekim Sali. Ai është shprehur se Mimoza Musa është një zë i fuqishëm që përfaqëson me dinjitet.

Reagimi i plotë i deputetit Bekim Sali në Facebook:

Nuk është e lehtë të fitosh besimin e mbi 107 mijë qytetarëve. Është një përgjegjësi e madhe që kërkon guxim, përkushtim dhe ndershmëri – cilësi që Mimoza Musa i ka dëshmuar me vepra, jo me fjalë.

Në një kohë kur politika shpesh ngatërrohet me interesa personale, Mimoza ka zgjedhur rrugën më të ndershme: t’i qëndrojë besnike misionit për të cilin u votua – ndryshimit të shumëpritur nga qytetarët shqiptarë.

Mimoza Musa nuk është vetëm kolegia ime, por një zë i fuqishëm, një zë që përfaqëson me dinjitet.

Në këtë rrugë, nuk është vetëm. Jemi bashkë. Në ideal, në qëllim, në përkushtim. Zëri i votuesve tanë është përgjegjësia jonë më e madhe.

Ndryshimi ka nisur — dhe bashkë do ta çojmë deri në fund! Sepse ndryshimi nuk është fjalë. Është vepër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button