Bekim Sali dhe Mickoski takojnë kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kanë mirëpritur në takim bilateral, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
“Gjatë takimit biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me fokus të veçantë në integrimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e partneritetit rajonal. Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësia tradicionale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë mbeten një bazë e fuqishme për bashkëpunim edhe më të afërt në të ardhmen”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button