Behar Emini: Paratë e qytetarëve janë të sigurta

Behar Emini, Drejtor i Fondit për Sigurimin e Depozitave në emisionin Biznes Plus ka folur edhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në Fondin e Sigurimit të Depozitave.

Gjatë vitit 2024 ka një rritje të përqindjes së depozitave, që nënkupton se qytetarët e kanë kthyer besimin te Fondi për Sigurimin e Depozitave.

“Në rast të falimentimit të ndonjë banke ose kursimore , në bazë të statistikave, Fondi i ka të siguruara 71 % të depozitave ose në kundërvlerë 4.5 miliard euro. Ajo që është interesantë është se në vitin 2024 depozitat kanë pasur rritje prej 13.8 %. Që është një indikator i mirë se qytetarët e kanë rrit besimin në sektorin bankar. Por gjithashtu edhe Fondi e ka bërë mjaftueshëm mirë punën e vet. Dhe është pranuar mirë në opinion se ka dikush që i siguron paratë e tyre”, deklaroi midis tjerash Emini.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button